S’ka fitues në Superligë, Tirana turpërohet edhe me Korabin!

Nuk pati asnjë fitues në dy ndeshjet e Superligës luajtur në Shkodër dhe Gjirokastër. Në stadiumin “Loro Boriçi” u ndeshën Korabi dhe Tirana, përballje që përfundoi 1-1.  Dibranët, që po ndryshojnë vazhdimisht stadiumet për ndeshjet shtëpiake, kaluan të parët në avantazh me anë të Krajës në minutën e 40-të, ndërsa Tirana barazoi në fund të pjesës së parë me anë të afrikanit Edeh. Për kryeqytetasit ky ishte zhgënjimi i radhës.

Përfundon, ndërkaq, pa gola ndeshja në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Përballja u luajt nën dyshime të shumta pas deklaratës së presidentit të Laçit, se fituese do të dilte Vllaznia, por kjo nuk ndodhi. Pavarësisht rasteve të të dyja skuadrave, nuk pati gol, dhe mbajti vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Vllaznia mbeti e gjashta me dy pikë më pak.