Partizani si në përrallë me Vllazninë, nga humbës u shpall fitues!

Nuk mund të ishte ndryshe, Partizani pasi ka fituar betejën abstrakte për të luajtur në “Selman Stërmasi”,   ka fituar  në mënyrë dramatike edhe ndeshjen gati të humbur me Vllazninë, e cila u privua nga shkëlqimi i saj në pjesën e dytë. Një gol i Elis Bakaj për shkodranët  tregoi edhe njëherë se të kuqtë  humbasin sensin kolektiv të lojës sapo pësojnë gol.  Në gjithë pjesën e parë, të krijohej përshtypja se  Vllaznia nuk do ta humbiste dot këtë ndeshje,  duke gjykuar edhe nga pazotësia e reagimit të Partizanit.

E dini çfarë ka ndodhur në pjesën e dytë? “ Starova në pushim u paska thënë futbollistëve: “ {una, na duhet vetëm një gol për të përmbysur ndeshjen!”.  Në të vërtetë u deshën dy gola për të fituar ndeshjen, një sfilitje fizike dhe psikologjike, por goli i Bardhit ishte kyçi i ndeshjes. Ai për të cilin u kishte folur Starova  futbollistëve të tij,  që pas barazimit ndryshuan marshin e lojës dhe larguan lepurin e frikës nga loja e tyre.  Edhe pse fitorja erdhi në fund, jo me shumë lavdi kur vjen nga 11 metërshi,  sidoqoftë, ishte një shpërblim për provën e karakaterit. Pësëri Batha kundër shkodranëve,  këtë herë pa spektakël si në Shkodër kur realizoi trajektoren  speciale, veçse me një qetësi kampione.  Partizani ka bërë festë për 3 pikët në këtë ndeshje delikate,  por  mund të thuhet se  loja e tij nuk ka shkëlqimin e dikurshëm, edhe kronika është disi më e varfër.

Partizani – Vllaznia  2-1 ( Bakaj 34’, Bardhi 64’, Batha 90’ ( 11 metërsh)

Alfred Mane