Laçi thuajse “pret biletën” për Ligën e Europës, dhe shtyn Bylisin drejt Kategorisë së Parë!

Ishte një sukses i pastër dhe i merituar. Pritet të ishte shumë më e vështirë, por Laçi i trajnerit Armando Cungu diti të tregohej skuadër e pjekur në një moment vendimtar. Eleminuar nga Bylisi në Kupën e Shqipërisë, kurbinasit triumfuan 3-0 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, duke hedhur një hap thuajse vendimtar drejt kualifikimit për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, duke i shkaktuar një tjetër hidhërim mallakastriotëve, në këto kohë tepër të vështira për ta. Bylisi fillimisht u gjend në bankën e të akuzuarve për ndeshjen e parë të Kupës ndaj Tiranës, dyshuar më trukim, pastaj u eleminua nga ajo garë pas humbjes 0-2 në kryeqytet me tiranasit, ndërsa tani e vuri në rrezik pozitën në Superligë.

Sulmuesi Nuabueze shënoi dy gola për Laçin në minutat 26 e 75, ndërsa Rapo realizoi të dytin në fund të pjesës së parë. Kurbinasit patën edhe mundësi të tjera për të realizuar, sidomos në pjesën e parë. Vendasit, me një skuadër përgjithësisht të re dhe pa përvojë, nuk e përballuan dot momentin, ndonëse pas pushimit pretenduan për penallti, ndërsa më herët kishin goditur shtyllën. Laçi është në vend të tretë në Superligë me 58 pikë, ndërsa Bylisi i katërti nga fundi me 47.

Sfidanti.al