Kukësi shijon humbjen e dytë “turke”, Pejiç “puthet me Milon”  nga 11m

Kukësi e humbet edhe miqësoren e dytë në Antalja të Turqisë. Pas disfatës ndaj Istanbul Bashakshehirit, verilindorët e Ernest Gjokës sot u mposhtën 1-0 nga kazakët e Kairat Almatit.

Goli që vulosi ndeshjen erdhi pesë minuta pas pushimit me autor Gerard Gohu, i cili me kokë mposhti portierin Koliçi pas një krosimi nga e majta.

Historia e kësaj ndeshjeje  mund të kishte qënë ndryshe nëse Pejiç nuk do të gabonte tek pika e bardhë e 11 metërshit në minutën,  kur topi nuk shkoi të prekte rrjetën, por goditi shtyllën.  Kjo është humbja e dytë e Kukësit në këto miqësore dimërore dhe kryesuesit e kampionatit  kanë arsye që të pretendojnë edhe shijen e fitores në miqëesoren e radhës.