Josa dhe Agostineli,  ku është magjia tek trajneri apo toka korçare?

Këtë javë do të vihen kundër njëri- tjetrit, Josa dhe Agostineli. Shqiptari që ka ngritur krevatin në altarin e titullit kampion dhe italiani që besonte se në Korçë ishte toka që pillte tituj dhe ai do të përfitonte nga kjo mrekulli.  Fati për trajnerët, të paktën deri tani, duket si një lojë me letra, sa derrin maç  nuk e heq dot nga dora. Sapo Josa vuri këmbën në klubin bardheblu, disa e shikonin me kureshtjen që shkakton një mamgjistar, i cili mbart sekretin e madh të fitimit të titullit. Edhe kur ia drodhën moralisht Ilir Dajës, njerëzit që rrethonin presidentin Halili, veç gëzonin dhe harbonin duke thënë: “ Erdhi Josa, do të vijë edhe titulli”.  Një iluzion i besueshëm,  kur mendon se Mireli pat fituar 3 herë titullin në Korçë, ndërsa tani me Tiranën do të fillonte muzika kampione..

Nga ana tjetër, italiani Agostineli, e quajti veten njeriun më me fat, kur nga Tirana “ e kuqe” katapultoi në Korçë,  në një qytet ku dy gjëra i dinin më sy mbyllur: të këndonin me kitarë dhe të fitonin kampionatin e futbollit. Nuk dihet saktë se cili ishte shkesi për Andrean,  sepse nga “demat” tek “ujqërit”  duhet të ndodhte një mrekulli të këmbëje zanatin në dy frontet me armiqësi të ndezur, por dihej se Skënderbeu do të fitonte prapë me sy mbyllur.  Ajo që ka ndodhur nuk i ngjason filmit që kishte parë italiani. Skënderbeu që flet “italisht”  jo vetëm nuk është i bukur në fushë,  por  vuan para portës sikur t’i ketë bërë magji Josa. Akoma më keq puna, kur në krevat ka prishur edhe gjumin e natës për shkak të UEFA-s.  Të atyre që na janë qepur dhe thonë me ngazëllim se ..ju shqiptarët ishit shejtanët që luanit më shumë me skendinën sesa me topin.

Sfidanti.al