Derbi i kryeqytetit; sfida me e ndezur e futbollit shqiptar

Partizani-Tirana apo Tirana-Partizani eshte padyshim sfida qe deshirohet me shume nga te gjithe. Eshte derbi i kryeqytetit, eshte edhe ndeshja e 2 tifozerive me te zjarrta. Ne kete sezon  Partizani dhe Tirana vijne ne sitata krejtesisht te kunderta. Te Kuqte e Skender Geges jane ne pozita kryesuese dhe ne rrugen e duhur drejt nje titulli qe mungon per me shume se 2 dekada, ndersa Tirana 24 here kampione e Shqiperise eshte shume prane zones se renies nga kategoria dhe i duhet te luftoje shume per ta lene ate.

Ndeshja derbi me Partizanin perjetohet ne vecanti nga Ardian Mema qe eshte nje produkt i skuadres bardheblu dhe e deshironte kete derbi qe ne momentine debutimit te tij ne stolin e Tiranes qe nuk e njeh shijene fitores ne derbi prej me shume se 4 vitesh ose e thene ndryshe prej 14 ndeshjeve. Per kete arsye pritet te shohim ne fushen e lojes nje Tirane dyfish te uritur per pike e fitore pasi ne fund te fundit behet fjale per nje derbi dje ne sfida te tilla diferenca e pikeve dhe pozitat ne kampionat e humbasin rendesine e tyre. Ne krahun tjeter Partizani e pergatiti kete sfide me nje ngjarje ekstra sportive dhe qe ka te beje me kapitenin e tij Alban Hoxha.

Nje neglizhim i pergjegjegjise apo nje teprim ne argetimin e tij ne kohen e lire i kushtoi Alban Hoxhes qe do te humbase derbin me Tiranen. Per Gegen nuk eshte vetem ngjarja e diteve te fundit qe e le Hoxhen jashte sfides me te zjarrte, por edhe forma jo optimale fizike.  Derbi eshte  zakonisht edhe ndeshja e tifozeve te cilet shfrenojne fantazine e tyre me koreografite qe krijojne ne shkallet e stadiumit. ‘Guerrilsat’ do te jene por do te mungojne ‘Fanaticsat’, nje mungese qe padyshim do te ndihet, por sipas Ardiam Memes i takon skuadres qe te jape spektaklin ne fushen e lojes. Ne 18:00 te kesaj te premteje te gjithe do te shpresojne te shohin nje derbi te bukur, ne fazen e pare fitoi Partizani te presim e te shohim si do te perfundoje ky akt i dyte ne fund te fundit eshte Derbi i Kryeqytetit, sfida me e zjarrte dhe me e deshiruar ne futbollin shqiptar.

Sfidanti.al