Derbi bardheblu, një biletë për Josa – Magani

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Tirana – Teuta, që do të luhet nesër në “Selman Stërmasi” dhe njoftohet se interesimi është më i madh se zakonisht. Dhe arsyet janë, që kjo ndeshje të pritet ndryshe. Dy skuadrat kanë treguar shumë oshilacione gjatë fazës së parë të këtij kampionati dhe diferenca mes tyre është 6 pikë në favor të Tiranës. Por, Tirana do të ketë në stol, për herë të parë pas nëntë vjetësh, Mirel Josën, trajnerin që ka fituar katër titujt e fundit kampion me Skënderbeun. Gjatë ditëve të para të kthimit, Josa po punon për aktivizimin e sulmit të bardhebluve dhe tifozët po përgatiten ta shohin nga afër ndryshimin.

Në pankinën tjetër do të jetë Gugash Magani, një “ish” i Tiranës në momente të vështira, por me t’u rikthyer në krye të Teutës, skuadra ndryshoi menjëherë pamje, duke arritur një fitore 3-1 kundër Laçit, kur në 8 javët e para kishte shënuar vetëm 4 gola. Dhe në fund a mund të quhet edhe ku një lloj derbi, kur distanca midis qyteteve është diku tek 35 kilometrat?