Juventusi merr De Ligtin, me ndihmën e qeverisë italiane

Taksat më të ulëta ishin çelësi i “baticës” së yjeve në Italinë e viteve 60-të apo 80-të, si dhe në Spanjën e viteve 2000 e këtej. Një ligj i tillë i qeverisë italiane, për uljen e tatimeve mbi rrogat e futbollistëve profesionistë, ndihmoi edhe Juventusin që të dalë i fituar në garën për kapitenin e Ajaksit, De Ligt.

E informon gazeta torineze, “Tutosport”, që shpjegon sesi funksionon, ndërsa De Ligt si çdo profesionist egoist pëlqen të fitojë më shumë para ai vetë, sesa të taksohet, dhe me këto taksa të mbahet më mirë shëndetësia dhe sistemi arsimor publik italian. Marrëveshja me Ajaksin duket se është arritur në bazën e 80 milionë eurove, nga të cilat 67 milionë do të paguhen tani dhe 13 milionë më vonë, në bazë të disa kushteve.

Juventusi mundi në garën për qendërmbrojtësin e Holandës, klube të tillë si Barcelonën, Paris SG apo Mançester Junajtidin, ndërsa rroga e De Ligtit thuhet se do të jetë 13 milionë euro në sezon, në një periudhë 5-vjeçare.

Sfidanti.al