Junajtid më pranë Halandit, Siti më pranë Xhejdon Sanços!

Një përfundim i logjikshëm nga Anglia. Dy klubet e Mançesterit i kanë hyrë një tjetër derbi, por këtë herë jo për të njëjtin lojtar. Ole Gunar Solskjer shpreson të marrë tek Junajtidi, sulmuesin e ri norvegjez Haland, ndërsa Pep Guardiola ia ka vënë syrin Xhejdon Sanços të Dortmundit. Të dy trajnerët kanë nga një epërsi ndaj të tjerëve për secilin prej futbollistëve.

Haland është norvegjez ashtu si Solskjeri, madje kanë qenë bashkë tek Molde. Mediat britanike njoftojnë se Solskjeri po fluturon për në Salcburg nga Mançesteri, pastaj do të bëjë rrugën e kthimit e do të shkojë në Sola të Norvegjisë, ku jeton familja e Halandit. Trajneri do të flasë me sulmuesin 19-vjeçar dhe me babanë e tij. Edhe Pep Guardiola ka një plus për Sançon, pasi adoleshenti i Dortmundit është prodhim i akademisë së Mançester Sitit. Kjo do të thotë se klubi i tij “mëmë” do të ketë shans më shumë se të tjerët për ta bindur që të kthehet në Premier Ligë.

Sfidanti.al