Isko luan si në minifutboll, por Ronaldo ka harruar golin!

“Isko luan si në futbollin e vogël dhe kjo më pëlqen”. Kështu e komentoi Zinedin Zidani paraqitjen e atij që mund të quhet futbollisti i tij më i mirë i momentit. Dy golat ndaj Espanjolit ishin garancia se do të arrinte fitorja e parë këtë sezon në “Bernabeu” për kampionatin. “E kam ditur se Isko është një lojtar shumë i rëndësishëm, – vazhdon Zidani, –  ka edhe diçka të mirë, që nuk e humb toruan kur nuk i ecin gjërat mirë, dhe ka durim. Këtë sezon po shohim një Isko më të mirë”.

Njëri ngrihet në qiell, një tjetri nuk po i ecin punët mirë. Kristiano Ronaldo, edhe pse ka shënuar 4 gola në Champions, nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat. Nuk kishte ndodhur kurrë që kur kishte mbërritur në Spanjë, që të mos shënonte deri në javën e 7-të, dhe që të ishte 3 ndeshje radhazi pa gol. Për fat, që Reali ka edhe yje të tjerë. Gjithsesi, nuk mundet kush të kritikojë një futbollist që ka bërë gjëra kaq të mëdha dhe ka shënuar kaq shumë gola për ekipin.

Sfidanti.al