Irlandezi nuk bën homazh për të rënët britanikë në luftë

Xhejm Meklin është një futbollist i Stouk Sitit dhe po ashtu një irlandez. Të jesh irlandez dhe të luash në Angli nuk është gjithnjë e lehtë, dhe Meklini ka nisur ta provojë që nga viti 2012, kur refuzoi të nderonte kujtimin e të rënëve britanikë në luftë. Ai nuk vendosi një lule artificiale në fanelë në Ditën e Përkujtimit, ndërsa tani ka deklaruar se nuk do ta vendosë as këtë herë.

Për një irlandez është e kuptueshme, pasi vendi i tij u mbajt si koloni nga Anglia dhe pastaj Britanie Madhe për shumë shekuj, dhe mjaft nga të rënët anglezë apo britanikë ishin ata që luftuan kundër përpjekjes së popullit irlandez për pavarësi. Natyrisht, ka pasur shumë reagime këta vjet ndaj gjestit të Meklinit, akuza, sharje madje edhe kërcënime me vdekje. Të paktën, klubi i tij, Stouk Siti, e mirëkupton që ndjek bindjet e veta.

Sfidanti.al