Interi kujtohet sërish për Kumbullën, por duhet të nxitojë se ka konkurrencë!

Per momentin duhet të mendojë të marrë veten fizikisht, por vëmendja është gjithashtu tek e ardhmja. Marash Kumbulla pritet që edhe për fare pak ditë të jetë lojtar i Veronës, dhe lajmet nga Italia janë që Interi është kthyer në sulm për kartonin e tij. Trajneri zikaltër Antonio Konte, pasi siguroi përforcime të rëndësishme si Hakimi, Vidal e Kolarov, e pasi ktheu të huazuarit Perishiç e Naingolan, mendon se ka ardhur koha për qendërmbrojtësin kuqezi.

Gjithsesi, Interi nuk mendon se i ka paratë për ta marrë që tani kartonin e 20-vjeçarit, pasi Verona kërkon 30 milionë euro, ndaj plani është për të arritur një akord tani, për ta lënë edhe një vit futbollistin në ekipin e tanishëm, dhe për ta marrë në 2021. Gjithsesi, Konte e di se nuk mund të ketë garanci se gjithçka do të shkojë mirë për të, pasi ekziston konkurrencë.

Lacio dihet mirë se e kërkon Kumbullën, madje në Itali po flasin edhe për Romën. Së fundmi, vjen lajmi se edhe trajneri i Lajpcigut, Julian Nagelsman, ka bërë një përpjekje për shqiptarin, duke ofruar diçka më pak se 20 milionë euro. Verona ka kthyer përgjigje negative. Nuk do të jetë çudi që Kumbulla të mbetet tek Verona edhe këtë sezon, pavarësisht se cila skuadër mund ta sigurojë kartonin e tij.

Sfidanti.al