Ibra siç di vetë, mbron Kulushevskin, sulmon trajnerin e Suedisë!

Mënyra e reagimit ishte e pahijshme, por ndoshta më normale sesa deklaratat që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Milanin. Zllatan Ibrahimoviçi e ka quajtur “të paaftë” trajnerin e Suedisë, Jane Anderson, për shkak se la në stol sulmuesin e ri Dejan Kulushevski, në ndeshjen e humbur ndaj Francës në Ligën e Kombeve. “Një shaka e keqe, – shkruajti Ibra në Tuiter, – një tjetër provë se njerëz jokompetentë, që janë në vendin e gabuar, por i marrin frymën futbollit suedez”. Trajneri Anderson e la në stol Kulushevskin, dh zgjodhi lojtarë të tjerë për sulmin, me sulmuesin e ri të Juventusit që kërkoi një sqarim. Nuk mund të thuhet saktë nëse akuza e Zllatanit për Andersonin është e saktë, ndërsa një humbje me Francën mund të quhet diçka normale.

Sfidanti.al