Ibra në Euro 2021? Sinjalet nuk janë të këqija nga trajneri Anderson!

Në qershor do të duheshin edhe pak muaj që ai të mbushte 40 vjeç, por karriera vazhdon dhe po ashtu edhe ëndrrat. Një e tillë për Zllatan Ibrahimoviçin është kthimi në kombëtare pas 5 vjetësh, ndërsa ka disa shenja nga vetë sulmuesi dhe nga trajneri Anderson që mund të ketë ribashkim. Ai luajti për herë të fundit në Euro 2016 duke mos arritur të shkëlqente (vetëm 1 gjuajtje në portë në 3 ndeshje) dhe deklaroi se do të tërhiqej nga kombëtarja pas finaleve, siç edhe e bëri. Gjithsesi, ai pati dëshirë të ishte në Kupën e Botës 2018 ku Suedia shkoi pasi eleminoi Italinë në plej of, por trajneri Jane Anderson deklaroi se kjo nuk do të ndodhte. Pasi fajësoi mediat suedeze, Ibra lëshoi fjalë të rënda për Andersonin vitin e kaluar duke e quajtur “racist”. Kjo duket se ia mbylli derën përfundimisht, por së fundmi të dy burrat qenkan takuar dhe ndoshta edhe janë sqaruar. “Jemi takuar dhe (Ibra) më ka thënë se nuk më ka quajtur racist, – tha Andersoni, – jemi sqaruar. Nëse Zllatani hap derën mund të flasim, nuk ka gjë të pamundur, por çfarë kemi folur mbetet mes nesh”. Duke qenë në formë të mirë, Ibra edhe mund të ketë dëshirë dhe trajneri ta marrë në Europian.

Sfidanti.al