Hej Murinjo, nga Reali e Çelsi, tek Lioni, Roma apo Sëlltiku!

Dikur Zhoze Murinjo thoshte me mburrje se nuk kishte ndërmend të shkonte në një kampionat si Bundesliga, që të drejtonte Bajernin dhe të fitonte lehtë titujt kampion (sipas mendjes së tij, këto gabime i kishin bërë trajnerë të mëdhenj si Udo Latek, Otmar Hicfeld, Xhovani Trapatoni apo Jup Hajnkes). Po ashtu, në 2012, ai u tall me Rafa Benitezin që fitoi Ligën e Europës me Çelsin, duke thënë se synimi i tij ishte gjithnjë Championsi (por, nuk e refuzoi Ligën e Europës në 2017 me Mançester Junajtidin).

Sot, një nga trajnerët më të fitues në histori, është në kërkim nga skuadra të tilla si Lioni, Roma apo Sëlltiku i Skocisë. Të mos harrojmë, në lojë duket se është edhe Interi, ndonëse për zikaltërit po flitet për një ardhje e Antonio Kontes. Dikur, Murinjo pretendonte klube me fuqi të madhe financiare si Çelsi, apo me emër të madh si Reali, Mançester Junajtidi dhe Interi i Masimo Moratit. Sot, niveli ka rënë, dhe nuk dihet nëse do të pranojë të shkojë në Skoci për të fituar titujt fare lehtë me Sëlltikun.

Sfidanti.al