Halili i vogël një leksion për Halilin e madh, Tirana beso te gjaku i ri!

Thonë se ndeshjet e Kupës nuk kanë jetë dhe janë më shumë për të ngatërruar hesapet e kampionatit,  por dy ndeshjet  Tirana- Kukësi dhe Flamurtari-Besëlidhja  i  kanë dhënë moral asaj fabulës së njohur se “nga ferra e vogël mund të dalë lepuri i madh”.   Një ndeshje që nuk ta vidhte kohën pa merite ,ajo në “Selma Stërmasi”,   ndofta edhe u zbukurua më shumë se sa ishte në të vërtetë ngaqë golat tejkaluan orbiten.  Ai i Halilit, djalit të presidentit Refik Halili, pas një gjesti  me finesë dhe elegance, duhet marrë si një shuplakë për  “babin dhe stafin” që nuk besojnë shumë tek të rinjtë. Goli i Takut,  që tashme tregon se flirti i tij me portën do të vazhdojë këtë sezon, ishte një goditje morale për Kukësin, që provoi pas 24 ndeshjesh shijen e humbjes. Një lajm i mirë për Kukësin në këtë sfidë  ishte goli i vetëm, goditja speciale e Eni Imamit, që konfirmoi zërat se loja e tij ka ndryshuar cilësinë.

Në Vlorë, ata që kanë parë ndeshjen janë befasuar dy herë: në fillim nga letargjia e Flamurtarit dhe pastaj  nga loja plot befasi e Besëlidhjes.  Edhe pse dëgjohet shpesh se në Kupë  nuk ka ndryshime të dukshme midis dy ekipeve që ndodhen në nivele të ndryshme, lezhianët kanë treguar se  janë të zotë jo vetëm për të bërë dy gola, por fati mund të jetë edhe më i keq në ndeshjen e kthimit nëse vlonjatët nuk ndryshojnë sjelljen në fushë.

Tirana   –        Kukësi               2-1 ( Halili 30’, Taku 46’ dhe Imami 47’)

Flamurtari – Besëlidhja         1-2  ( Camara 19’, Marashi 47’, Smajli 75’)

Sfifdanti.al