Guardiola si Lebroni: Ne e luajmë futbollin vetëm për tifozët!

Nuk do të kishte kuptim të luheshin kampionatet apo kupat nëse nuk do të ishin njerëzit në stadiume. Këtë opinion e dha pak ditë më parë Lebron Xhejmsi, i pyetur për koronavirusin, dhe po këtë mendim ka edhe Pep Guardiola, ndërsa nëpër Europë si dhe në të gjithë botën ka vendime për të zhvilluar ndeshje me dyer të mbyllura, apo edhe për t’i ndërprerë fare.

“Ne e bëjmë punën tonë për njerëzit, – ishin fjalët e Pepit, – a ia vlen të luhet pa spektatorë? Nëse ata nuk lejohet të vijnë, atëherë nuk ka kuptim që të luajmë pa ata. Unë jam shumë i ndërgjegjshëm për atë që po ndodh. Në Itali, kampionati u ndal, në Spanjë luhet me dyrt të mbyllura, mendoj se kështu do të ndodhë edhe tek ne, në Angli. Gjithsesi, unë them se nuk ia vlen të luajmë pa njerëzit”.

Sfidanti.al