Gatuzo: Favorit për titullin është Interi, pastaj Juvja, këta janë rivalët tanë!

Është i pikëlluar që nuk arriti të ndeshej me Juventusin në fillim të sezonit të Serisë A, ndërsa e quajti moment të mirë për Napolin dhe të vështirë për kampionët. Ende ka shpresë që gjykatat sportive ta ndryshojnë vendimin për dhënien 3-0 në tavolinë Juves atë sfidë ku Napoli nuk u paraqit, ndërsa thekson se “për mua, ekipi im ka 18 pikë, jo 17”. Më pas, trajneri Xhenaro Gatuzo flet për hierarkinë në Serinë A, ashtu siç e shikon ai.

“Skuadra për t’u mundur është Interi, – thekson ish-milanisti, – pastaj vjen Juventusi që ka përvojë të madhe dhe do ta mbyllë sezonin lart”. Këta janë rivalët kryesorë të Napolit që, sipas Gatuzos duhet të vazhdojë të ngrejë nivelin pavarësisht ndeshjes shumë të mirë ndaj Romës, fituar 4-0. “Na duhet vazhdimësi, – thekson ai, – presim të na kthehen edhe lotarët me probleme si Zielinski, Osimhen, Elmas. Në 9 12 ndeshje kemi fituar 9 dhe humbur 3, kemi cilësi, por duhet ta rrisim nivelin”.

Sfidanti.al