Fuqia e opinionit, tifozët e Totenhemit kritikojnë klubin për asistencën!

Presidenti dhe pronari Daniel Levi e di mirë se veprimi i tij nuk ka bërë përshtypje të mirë. Përkundrazi! Miliarderi i njohur ka bërë me dijë (siç thonë burime pranë tij) se do të punësojë njerëzit e administratës së Totenhemit në kompaninë e tij private, për të mos shfrytëzuar paratë e taksapaguesve britanikë për të shmangur krizën financiare të koronavirusit. Fillimisht, Spërsat vendosën që punonjësit të dilnin në asistencë dhe të ndihmoheshin nga shteti me 80 për qind të pagës, dhe nga klubi me 20 për qind, por përveç medias dhe opinionit publik, pati habi dhe shqetësim edhe nga vetë grupimet e tifozëve të “gjelave”. Ata i kanë kërkuar Totenhemit që të ndryshojë qendrim sepse po prish imazhin e klubit. Për më tepër, londinezët deklaruan një fitim prej mbi 60 milionë paundë stërlina sezonin e kaluar, edhe më shumë sesa Liverpuli. Tani që Liverpuli ndryshoi qendrim, tifozët presin që të njëjtën gjë ta bëjë edhe klubi i tyre.

Sfidanti.al