Filip Lahm kritikon Lëvin: Udhëhiq vetë, jo drejtim kolegjial

Demokracia është një fjalë e madhe, por ndodh që njeriu trembet prej saj. Po ashtu, kur dikush është i ri, kërkon më shumë respekt për të rinjtë, ndërsa kur nis e vjetërohet, kalon tek mendimi se rinia duhet vënë nën “mengene”. Filip Lahm duket se ka rënë në këtë “grackë”, dhe kjo duket në analizën dhe kritikën që i bën kombëtares gjermane dhe trajnerit të saj, Joakim Lëv, pas Kupës së Botës.

“Joakim Lëv duhet të herë dorë nga drejtimi kolegjial që ka praktikuar vitet e kaluara, nëse dëshiron që të provojë sërish suksesin, – u shpreh Lahmi, njohës i mirë i kombëtares gjermane deri në 2014, – brezi i sotëm i lojtarëve ka nevojë për më shumë udhëheqje të fortë sesa brezi i mëparshëm (ai i Lahmit)”.

Ish-kapiteni duket se është kritik edhe për sjelljen e Mesut Ozilit dhe Ilkai Gyndoganit, që dolën në fotografi me presidentin e Turqisë, Erdogan. Gjithsesi, fjalët e tij janë kritikuar nga trajeri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop, i cili ka mbrojtur Joakim Lëvin, si dhe Ozilin e Gyndoganin.

Sfidanti.al