Eto: “Cili eshte me i miri? E, ç’krahasim të bëj mes Guardiolës e Murinjos..”

Ylli kamerunas i futbollit, Samuel Eto, ka punuar edhe me Pep Guardiolën dhe edhe me Zhoze Murinjo, kështu që duket qartë se ai i njeh mirë të dy këta specialistë të futbollit. Eto, nën drejtimin e Guardiolës, ka fituar Ligën e Kampioneve, por, megjithatë, ata nuk u ndanë mirë. Ligën e Kampioneve Eto e ka fituar edhe me Murinjon, kur, në përbërje të Interit, ky klub italian fitoi kurrorën e trefishtë historike.

Sa i përket debatit të shpeshtë se kush është trajner më i mirë, Guardiola apo Murinjo, Eto ka këtë opinion: “E, çfarë krahasimi të bëj, njëri nuk e fitoi dot Ligën e Kampioneve me Bajernin e Mynihut, kurse tjetri e bëri këtë me Porton!”

Sfidanti.al