Egjipti e bën lëmsh me Salahun, rrezikon ta humbasë!

Skandali shpërtheu pas shpalljes së rezultateve të Lojtarit më të mirë të vitit, sipas anketës së FIFA-s. Mohamed Salah doli i katërti në botë për këtë çmim, por më pas u zbulua nga pati parregullsi në votim nga ana e Federatës Egjiptiane të Futbollit, dhe kjo krijoi një acarim. Salah hoqi nga adresat e tij në rrjetet sociale, çdo referim ndaj ekipit kombëtar, dhe lindi frika se ai mund të mos pranonte të luante për Egjiptin këtej e tutje.

Për këtë arsye, Federata vendosi të kërkonte falje në një mënyrë pak si shumë origjinale, duke i ofruar Salahut shiritin e kapitenit në miqësoren ndaj Botsvanës më herët këtë muaj. Madje, plani ishte që Salah të mbetej kapiten tani e tutje. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi, dhe shiritin e mbajti kapiteni i përhershëm, Ahmed Fati. Tashmë, mësohet se Fati nuk planoi të vepronte sipas planit të drejtuesve të Federatës, duke e refuzuar atë.

“Po, Fatihut iu kërkua që t’i jepte shiritin Mohamed Salahut, – deklaroi agjenti i tij, Nader Shauki, – Fati u habit shumë nga kjo kërkesë, dhe e hodhi poshtë atë, madje deklaroi se nuk do të luante me kombëtaren nëse nuk do të ishte kapiten. Mendimi im është se edhe vetë Salah do të refuzojë të marrë shiritin nga Fatihu”.

Sfidanti.al