Edhe Rivaldo “tradhëton” Barçën: Herët a vonë, Nejmar tek Reali

Mesa duket shanset janë të mëdha që të ndodhë, edhe pse jo këtë verë. Nejmar duket i prerë për të qenë tek Reali i Madridit në një fazë pak më të vonshme të karrierës, diçka që e pohon edhe një ish-barcelonist i madh. Rivaldo, braziliani që shkëlqeu në “Kamp Nou” si pakkush, nuk e ka problem që po kryen një “tradhëti” për “blaugranët”.

“Herët a vonë, Nejmar do të shkojë tek Reali, – shprehet ai, – për momentin, dua të besoj fjalët e tij që thotë se do të mbetet tek PSG-ja, por sipas asaj që po dëgjohet, besoj se do të jetë një ditë në Madrid. Nuk besoj se rri në Francë më shumë se një vit tjetër”. Liga franceze duket se nuk është për nivelin e Nejmarit, dhe kjo mendohet si arsyeja kryesore për t’u kthyer në Spanjë. Një rikthim tek Barça, mesa duket, nuk merret në konsideratë.

Sfidanti.al