Edhe Reali kthehet në stërvitje, Spanja nuk dëshiron shembullin e Francës!

“Dita e bekuar” do të jetë ajo e 11 majit, dhe vërtet që do ta shijojnë shumë. Pas gati 2 muajve të izoluar, dhe pa mundësi stërvitjeje ekipore, qoftë edhe me masa kufizuese, yjet e Realit të Madridit do të kthehen në kompleksin e tyre të adhuruar, në Valdebebas. Lajmet nga Spanja janë që La Liga nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të marrë vendime drastike si Francë, ndërsa klubi madrilen ka marrë masa për të krijuar kushtet e duhura në Valdebebas, në përputhje me situatën e re.

Trajneri Zinedin Zidan do të duhet të përgatisë programe stërvitore ndryshe nga deri tani, pasi seancat do të jenë jo si më parë, me grupe të vegjel lojtarësh, me distancim fizik, pra më shumë me taktikë dhe përgatitje fizike, sesa dyluftime, driblime dhe kuadrate në distancë të afërt. Zona të ndryshme në Valdebebas do të jenë të mbyllura, ndërsa nuk dihet nëse do të mund të bëjnë dush aty, pas stërvitjes, apo do të duhet të shkojnë në shtëpi për një gjë të tillë. Ashtu si Reali, edhe skuadrat e tjera të La Ligës duhet të kthehen në stërvitje ne 11 prill, por vetëm pasi të kenë përfunduar kontrollet për koronavirusin.

Sfidanti.al