Edhe kampioni i botës, Norman Hanter, në luftë për koronën!

Në 1966 ai u bë një nga heronjtë e kombit anglez, si pjestër i skuadrës legjendare që fitoi Kupën e Botës në “Uembli”. Finalja ndaj Republikës Federate Gjermane nuk mund të harrohet (për gjithçka që ndodhi aty), ndërsa Norman Hanteri sot duhet të zhvillojë një betejë tjetër, atë ndaj koronavirusit. Ish-mbrojtësi i Anglisë së trajnerit Alf Ramsej është sot 76 vjeç, pra natyrisht lufta ndaj sëmundjes do të jetë po aq e vështirë sa finalja ndaj Gjermanisë Perëndimore, ndoshta edhe më e vështirë.

Ylli i dikurshëm i Lidsit luajti 540 ndeshje për skuadrën e tij, dhe u bë i pari që fitoi Çmimin e Lojtarit të Vitit në 1974, sapo ai çmim u krijua. Hanteri nuk arriti të luajte asnjë minutë në Kupën e Botës 1966, pasi titullarë në qendër të mbrojtjes ishin Xheki Çarlton dhe kapiteni Bobi Mur, por gjithsesi pati 28 ndeshje për “tre luanët”. Ai e mori medaljen e tij të artë vetëm në 2009, kur FIFA pranoi se atë e meritonte çdo lojtar i skuadrave kampione të botës, jo vetëm ata që luajtën.

Sfidanti.al