Dyshimet mbeten, por në Angli jepet data e mbylljes së sezonit!

Projekti Rifillim (Project Restart) ende nuk ka marrë miratimin e plotë, dhe klubet janë ende në fazën e diskutimeve, por nga Anglia jepen të dhëna se gjithçka po përpunohet me detaje. Edhe pse ka një përçarje thuajse të plotë me 6 klubeve të parë të renditjes së Premier Ligës, dhe atyre të vendeve të fundit, sërish janë përcaktuar disa data. Mediat britanike njoftojnë se sezoni mund të përfundojë me finalen e Kupës së Anglisë, që pritet të luhet në fundjavën e 8 gushtit, por ndoshta edhe në mesjavën e 5 gushtit.

Tradita e do për ditë të diel, dhe ndoshta kështu do të bëhet, por gjithçka do të varet nga leja që do të marrë Premier Liga. Klubet e fuqishme duan që të luhet sezoni, në mënyrë që të kenë të ardhurat e tyre financiare. Klubet e vegjël duan që sezoni të mos përfundojë dhe të mos ketë zbritje nga kategoria, edhe ata për të ruajtur financat, që do të pakësoheshin nëse sezonin tjetër zbresin në Championship.

Sfidanti.al