Dramë e Memushajt, bashkshortja humbet dy binjakë

E gjithë bota e futbollit është në mbështetje të Ledian Memushajt. Mesfushori shqiptar ka përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi bashkshortja e tij ka humbur dy binjakët teksa ishte shtatzënë. Portali i njohur Eurosport ka sqaruar, se kanë qenë arsyet familjare, që e kanë shtyrë Mumushajn të largohet nga skuadra në prag të ndeshjes ndaj Lacios.

Mesfushori shqiptar është kapiten i skuadrës së Peskarës. Lajmi në fakt ka tronditur dhe shokët e skuadrës dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, në këto momente të vështira.