“Dora e Zotit” shfaqet në Premier Ligë me fytyrën e Aleksis Sançezit

Më e famshmja është ajo e Diego Armando Maradonës në Botërorin vitit 1986 në Meksikë. Veçse “Dora e Zotit” nuk ka dalë në “pension”. i takoi Arsenalit që të ndihmohej prej saj, ashtu si Argjentinës në Kupën e Botës në atë kohë. Aleksis Sançez përdori dorën për të shënuar golin e parë të londinezëve në fitoren aq shumë të nevojshme në Premier Ligë.

Sançez ndoqi edhe gjurmët e një ish-lojtari të “topçinjve”, Jan Rajtit, që e kishte bërë një gjë të tillë në “kohën e tij”. Sulmuesi kilen shënoi golin e parë në minutën e 34-ët dhe në minutën e fundit vulosi fitoren 2-0 ndaj Hull Sitit, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.

Fitorja e ngjiti skuadrën e Arsen Vengerit në vendin e tretë në Premier, me 50 pikë, duke qenë përkohësisht mbi Mançester Sitin, por ende 9 pikë prapa Çelsit që do ta luajë nesër ndeshjen e tij.

Një tjetër njoftim vjen nga stadiumi “Emirejts”. Është pikërisht Jan Rajt që deklaroi direkt për BBC-në se kishte pasur një bisedë përpara ndeshjes me trajnerin Venger, dhe përshtypja e tij ishte që francezi do të thotë “adieu” në fund të edicionit.

Sfidanti.alsancez dora e zotit