Donaruma dhe puthja e interestit tek stema e Milanit në fanelë

Xhixho Donaruma do t’i fitojë 6 milionë eurot në sezon që dëshironte kur i bëri naze kontratës së re tek Milani. Portieri adoleshent është e sigurt tashmë se do të vazhdojë në “San Siro”, pasi klubi njoftoi nënshkrimin e kontratës 4-vjeçare, ndërsa nuk iu përgjigj “sirenave” nga Reali i Madridit, Mançester Junajtid apo Juventusi.

Natyrisht, Donaruma do të kishte fituar më shumë në Madrid, Mançester apo Torino, dhe kjo është një shenjë mirënjohjeje nga ana e tij për klubin që e bëri të famshëm. Po ashtu, tifozët ia kanë falur të gjitha streset që u solli gjatë kësaj vere, pasi e dinë se Xhixho është një nga portierët më të mëdhenj të botës, që do ta ndihmojë shumë skuadrën e tyre. Gjithsesi, ashtu si për thuajse çdo futbollist profesionist, rituali i puthjes së stemës së klubit në fanelë duket  gjithnjë e më artificial. Një dashuri që vlen 6 milionë euro nuk mund ta ketë emrin ndryshe përveçse interes.

Sfidanti.al