Dejvid Bekam “voton” në anketën e madhe: Mesi apo Ronaldo!

Janë të shumtë ata që pyeten mbi renditjen e më të mirëve të të gjitha kohëve në futboll, dhe një prej tyre u bë edhe Dejvid Bekami. Ish-ylli i Anglisë u pyet se kush është më i mirë, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, dhe pronari i sotëm i futbollit në SHBA, dha një përgjigje të saktë. “Ai (Mesi) është i vetëm në klasin e tij si lojtar, – tha Bekami, – është e pamundur që të ketë një tjetër si ai. Ai, ashtu si Kristiano Ronaldo që nuk është në nivelin e tij, janë më lart se të tjerët në botën e futbollit”.

Bekami u ndesh me Mesin kur Paris SG u përball në Champions me Barcelonën në 2013. “Ne ishim në kryesim përpara sesa Mesi të hynte në fushë, – kujton ish-mesfushori anglez, – më pas ai u aktivizua dhe Barcelona shënoi. Ne barazuam ndaj Barcelonës, ndonëse u eleminuam, kjo është krenari”. Bekami luajti për Mançester Junajtidin, Realin, Milanin dhe Paris SG në Europë, si dhe në SHBA.

Sfidanti.al