Dëgjoni ç’thonë në Angli, Man. Siti është favorit për Lautaron!

Deri tani, në vend të parë jepej Barcelona, aq sa edhe agjenti i sulmuesit pranoi se “kush nuk do të donte që të luante në krah të Lionel Mesit”. Pas katalanasve, mëtues të fortë për Lautaro Martinezin cilësohej Reali i Madridit, por mediat britanike na japin një renditje tjetër. Për “Deili Meilin”, favorit për argjentinasin e Interit tani është Mançester Siti i Pep Guardiolës. Trajneri katalanas ka vendosur të pranojë që të paguajë klauzolën e Lautaros, prej rreth 112 milionë eurosh (97-98 milionë paundë) për ta pasur në “Etihad”.

Nuk dihet sesa të fuqishme do të jenë financat e Sitit pas krizës, madje nuk dihet sesi do të shkojë puna e dënimit të klubit nga UEFA, pasi përjashtimi nga Championsi mund ta shkatërronte projektin e Guardiolës. Pepi synon të gjejë një zëvendësues afatgjatë për Kun Agueron që po i afrohet moshës kritike, por gjithsesi duket e vështirë që cilido klub në Angli të konkurrojë me joshjen që të bëjnë Barcelona apo Reali!

Sfidanti.al