Çuditë e FIFA-s, Levandovski jo sulmuesi më i mirë, Nojeri jo portieri numri 1!

Kur u ndanë çmimet e mëdha, Robert Levandovski u shpall Futbollisti më i mirë i vitit 2020 në anketën e FIFA-s, dhe Manuel Nojeri doli portieri më i mirë. Gjithsesi, dy yjet e Bajernit nuk ishin kaq të suksesshëm kur erdhi puna tek skuadra e vitit. Pasi FIFA zbardhi klasifikimin, sulmuesi numër 1 i vitit u shpall Lionel Mesi, duke lënë Levandovskin në vendin e dytë dhe Ronaldon në vendin e tretë, ndonëse shënoi më pak gola se ata. Mesi, gjithsesi, ishte njeriu më i mirë për asistet. Edhe tek renditja e portierëve, Nojeri u la në vend të dytë nga Alison i Liverpulit. Si mesfushori më i mirë u shpall Kevin De Brujn i Mançester Sitit dhe si mbrojtësi më i mirë Sergio Ramos i Realit.

Sfidanti.al