Çudi si u dorëzua Kristiano? Imobile në një “klub ekskluziv”!

Ata që e njohin dhe ata që e kanë ndjekur gjatë karrierës e dinë se ai nuk e lëshon veten kurrë. Gjithsesi, për një herë ndoshta të vetme në karrierë, Kristiano Ronaldo u dorëzua. Kjo ndodhi në garën për Këpucën e Artë të Europës dhe të Serisë A, për të cilën kishte ende shanse teorike. Ishte 4 gola prapa Çiro Imobiles së Lacios, por zgjodhi bashkë me trajnerin Sarri që të mos e luante ndeshjen e fundit të kampionatit. Duket se portugezi nuk e ndjente veten në formë të tillë që të mund të shënonte 4 apo 5 gola në një sfidë të vetme, dhe kështu vendosi të bënte pushim. Imobile, ndërkaq, hyn në një shoqëri tepër ekskluzive. Kjo, sepse që nga viti 2010 të paktën, vetëm 3 lojtarë ishin pronarë të Këpucës së Artë, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Luis Suarez Atyre u shtohet edhe Imobile, që bëhet i pari fitues italian që nga koha Françesko Totit

Sfidanti.al