CR7 sërish nuk i shënon Francës, Portugalia jashtë Ligës së Kombeve!

Pas ndeshjes së parë në Paris, përfunduar 0-0, trajneri francez Didie Deshamp theksoi me kënaqësi që përsa kohë që ai kishte qenë në stol të “gjelave”, Kristiano Ronaldo nuk kishte arritur të shënonte. Kjo sërish nuk ndodhi, ndërsa Franca fitoi 1-0 në “Estadio da Luz” të Lisbonës. Në fushë ishin yje të një cilësie tepër të lartë, nga të dyja palët, por goli u shënua nga njëri prej atyre që pritej më pak, N’Golo Kante në 53’. Me këtë rezultat, kampionët e botës dolën përfundimisht në vend të parë në grup në Ligën e Kombeve, duke eleminuar Portugalinë kampione edhe pse ka ende një ndeshje për t’u luajtur. Franca ka 13 pikë ndaj 10 të portugezëve. Sa për Ronaldon, tashmë u bënë 6 ndeshje ndaj këtij kundërshtari pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Me të vërtetë një mbrojtje që meriton “10 me yll”!

Sfidanti.al