Çmenden Siti e Guardiola, Vengerit nuk i mjaftuan 100 milionë euro!

Mançester Siti nuk është se nuk u forcua këtë verë, por blerja më e madhe, ajo e Aleksis Sançezit nuk u realizua dot. Klubi i pasur anglez dhe trajneri i tij Pep Guardiola, nuk e mbajtën dot zemërimin dhe nuk e fshehën dot “marazin”, pas këtij “grushti hundëve”, por e quajtën të çmendur Arsenalin dhe trajnerin e tij, Arsen Venger. Gjithçka u quajt e mbaruar, dhe Siti kishte dërguar njerëz në Stadiumin Monumental “David Arejano”, në Amerikën e Jugut, për të përfunduar gjithçka me futbollistin 28-vjeçar.

Siti ofroi 60 milionë stërlina për Sançezin, pra 65 milionë euro, por Arsenali tha “jo”. Venger nuk do ta pengonte sulmuesin kilen që të shkonte në Veri, por i dështoi plani për të marrë Tomas Lemarin nga Monako. Klubi i Principatës hodhi poshtë 92 milionë stërlina, pra 100 milionë euro, me shkakun ose se Lemar dëshiron të luajë diku tjetër, ose se trajneri Zhardim nuk dëshiron të humbasë të gjithë lojtarët e mirë që kishte.

Sfidanti.al