Barcelona, Bartomeu blindon Iniestën, rinovim automatik..

Josep Maria Bartomeu largon nga merkatoja Andres Iniestën. Në një verë të vështirë për tifozët e Barcelonës, që e kontestuan presidentin e klubit me forcë pas largimit të Neymar, ky i fundit vendosi të ndërmarrë hapa për të qetësuar ambientin. ‘Tashmë e kemi arritur marrëveshjen me Iniestën për të rinovuar dhe shpresojmë që në javët e ardhshme ta zyrtarizojmë atë-tha Bartomeu-duam që ai të mbyllë karrierën me ne. Ideja është për një kontratë pa afat që rinovohet atumatikisht vit pas viti’

Bartomeu foli edhe për ardhjet e reja në skuadër, Coutinhon dhe padyshim edhe Messin.

‘jemi të kënaqur me skuadrën që kemi në dispozocion-tha Bartomeu-e donim një mbrojtës krahu si Semedo, një mesfushor si Paulinho, rikthyem Deulofeun e blemë Dembele që është një futbollist shumë i ri e shumë i mirë por që do të ndjejë edhe presionim. Coutinho? Donim të kishim edhe një element më shumë në skuadër, por Barcelona nuk mund të hyjë në lojëra të tilla duke parë shifrat që pretendonte Liverpool për të. Firma e Messit? Leo ka firmosur 3 kontrata me ne dhe në fund të qershorit formalizoi aventurën e tij të re këtu. Është edhe firma e të atit që vetëm sa do të protokollohet me një foto të re’.

Sfidanti.al