Bajerni po “gjuan” rekordet e Barçës, Realit dhe … Kristianos!

Me 10 fitore radhazi, Bajerni kaloi Barcelonën e sezonit 2002-2003 që pati 9 të tilla.Jo vetëm kaq, por kampionia gjermane vendosi rekordin e mesatares së golave për gjithë sezonin, sepse realizoi 42 në vetëm 10 ndeshje, pra 4.2 për ndeshje, duke lënë pas ish-rekordin e Paris SG në 2017-2018 me 3.38. Në aspektin e golave në total, në vend të parë mbetet Barcelona e Van Galit në 1999-2000, me 45 tundje rrjete, veçse në 16 ndeshje. Bajerni arriti për herë të 12-të në gjysmëfinale të Championsit, duke u barazuar me Barcelonën. Më lart se bavarezët dhe katalanasit është vetëm Reali i Madridit me 13 gjysmëfinale. Ylli i sulmit, Robert Levandovski bëhet lojtari i dytë me më shumë gola në një sezon në LK, duke pasur 15 deri tani. Vetëm Kristiano Ronaldo ka më shumë me 16 në 2015-2016 dhe rekordin e 17 golave në 2013-2014.

Sfidanti.al