“Autostrada” Juventus-Çelsi, 120 milionë euro për dy yje!

Në vitet 80-të e 90-të, Seria A ishte blerësi më i madh i yjeve në botë, por sot rolet janë përmbysur. Është Premier Liga angleze që shpenzon shuma të frikshme, ndërsa bashkë me të edhe Reali apo Barcelona, kurse kampionati italian është kthyer në një “qendër tregtare”.

Antonio Kontes duket se nuk i vjen aspak keq për këtë, por duke qenë trajner i Çelsit, kërkon të përfitojë nga qindra milionë euro që sigurohen në Angli nga e drejta televizive. Ish-trajneri i Juventusit është në prag të një “goditjeje të dyfishtë” ndaj kampiones së Italisë, e cila gjithsesi nuk do të dalë pa gjë.

Rreth 120 milionë euro janë në plan t’u jepen torinezëve për të marrë prej tyre dy yje të rëndësishëm si Leonardo Bonuçi dhe Aleks Sandro. i pari është mbrojtësi i Italisë dhe një nga shtyllat e mbrojtjes së trajnerit Alegri, por gjithsesi duket se përfundimisht mund ta ndërrojë skuadrën. Plot 55 milionë euro jepen për të. Oferta për Aleks Sandron, e konfirmuar nga italianët, besohet se është 62 apo 63 milionë euro. Të shohim nëse Alegri do të pranojë t’i humbasë lojtarët e rëndësishëm, ndonëse me paratë që do të fitojë, mund të gjejë zëvendësues të denjë.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *