Aston Vila fiton ndeshjen e 200 milionë eurove, kthehet në Premier!

Ishte ndeshja më e shtrenjë e kategorive të dyta për të gjitha kohët. Aston Vila e Derbi Kaunti u ndeshën në finalen e plej ofit të kampionatit të quajtur Çempionship (Championship), pra për të fituar të drejtën e ngjitjes në Premier Ligë. Vlera e ndeshjes ishte 200 milionë euro, pra kaq do të fitonte skuadra që do t’ia dilte mbanë, dhe këtë gjë e bëri Aston Vila.

Stadiumi “Uembli” ishte dëshmi e qartë se çfarë feste është futbolli në Angli, pavarësisht nivelit të kampionatit ku luhen ndeshjet, dhe në tribuna ishin mbi 85 000 tifozë të të dyja skuadrave, shifër që nuk e gjen thuajse në asnjë stadium europian të elitës, me përjashtim ndoshta të atij të Barcelonës. Lojtarët e Aston Vilës, të mbiquajtur “vilans” triumfuan 2-1 me golat e shënuar nga Anuar El Gazi në 44’ e Xhon Mekgin në 59’, kurse Derbi Kaunti shkurtoi diferencën me Martin Uaghornin 9 minuta para fundit.

Ishte edhe një duel, ndonëse jo plotësisht i tillë, mes dy ish-shokëve tek Çelësi, Frenk Lampardit si trajneri i Derbit dhe Xhon Territ si zv. trajner i Aston Vilës, ndihmës i trajnerit Din Smith. Lampardi flitet edhe si pasardhës i Mauricio Sarrit në stolin e “bluve” të Londrës. Aston Vila, klub i themeluar në 1874, u kthye në Premier Ligë dy vjet pasi u rrëzua prej saj në 2016.

Sfidanti.al