As Shqipëri dhe as Gjermani, Anglia merr leje për “Uemblin”!

Nuk do të ketë udhëtim të “luanëve” drejt Tiranës, Elbasanit apo Shkodrës, nuk do të ketë as drejt ndonjë qyteti e stadiumi gjerman. Federata Angleze e Futbollit mori leje speciale nga qeveria e kryeministrit Boris Xhonson për të zhvilluar në “Uembli” ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Islandës të mërkurën që vjen, në 18 nëntor. Deri në momentin që qeveria dha lejen, gjithçka ishte në ajër, dhe Federata Angleze u përgatit për dy variantet, Gjermaninë dhe Shqipërinë. Nga pala shqiptare u ofrua “Elbasan Arena” ose “Loro Boriçi” meqë në “Arenën Air Albania” luan kombëtarja ndaj Bjellorusisë. Tashmë kjo punë mori fund, anglezët nuk do të vijnë për herë të tretë në Tiranë, si në 1989 dhe në 2001.

Sfidanti.al