Arsenali mrekullohet, por edhe trembet nga Obamejangu pas fitores së Kupës!

Një sulmues shumë i mirë, por tashmë i jashtëzakonshëm, është bërë kryefjala tek skuadra londineze. Pjer Emerik Obamejang shënoi dy gola në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit, duke i dhënë trofeun e 14-të rekord Arsenalit, ndërsa frika është e madhe se ai mund të largohet. Ka shumë pretendentë për ta marrë futbollistin nga Gaboni, në Angli e në Spanjë, por edhe në vende të tjera. “Do të duhen zilionë (shumëfish i trilionit) që ta zëvendësosh Obamejangun, – tha një analist për BBC-në, – Arsenali nuk mund t’ia lejojë vetes që ta humbasë”. Sulmuesi shënoi të dy golat edhe në gjysmëfinalen ndaj Manta zëvendësosh Obamejangun, – tha një analist për BBC-në, – Arsenali nuk mund t’ia lejojë vetes që ta humbasë”. Sulmuesi shënoi të dy golat edhe në gjysmëfinalen ndaj Mançester Sitit, ndërsa nuk dihet se cila është dëshira e tij. Trajneri Arteta tha se finalja nuk ishte ndeshja e fundit e Obamejangut për fanelën londineze, veçse sezoni i ardhshëm mund ta gjejë diku tjetër.

Sfidanti.al