A thua parashikimi i CR7-ës për “pasardhësin” është i saktë?!

Kristiano u pyet se cili do të ishte “trashëgimtari” i tij tek Portugalia, dhe dha një emër. Nuk ishte Zhoao Feliksi apo ndonjë tjetër, por Andre Silva. Pati habi në momentin që e tha pasi sulmuesi nuk shkëlqeu dot tek Milani edhe pse u mor nga Porto për 38 milionë euro. Gjithsesi, pasi kaloi më parë tek Sevilja, ai gjeti “parajsën” tek Ajntrahti i Frankfurtit duke shkëlqyer në Bundesligë. Silva sot ka 7 gola në kampionatin gjerman, i treti shënues më i mirë pas Levandovskit (12) dhe Halandit (10). Tani, “pasardhësi” i Ronaldos shpreson të hyjë në listën e Portugalisë për Europianin e ardhshëm, dhe konkurrenca do të jetë e fortë sepse trajneri Santos ka, përveç CR7-ës, edhe Zhoao Feliksin e Atletikos dhe Diogo Zhotanë e Liverpulit.

Sfidanti.al