A po kthehet lavdia e Amerikës së Jugut? Flamengo me mision në Botërorin e klubeve!

Fituesi ishte ai që u mendua që në fillim, veçse drejtësia u nda në fund. Do të jetë Flamengo e Brazilit në finalen e Kupës së Botës për klubet pas suksesit 3-1 ndaj Al Hilalit të Arabisë Saudite. Gjithsesi, emocionet ishin të forta në Stadiumin Ndërkombëtar Halifa të Dohës, ku papritur sauditët morën epërsinë, kur Al Dausari realizoi në minutën e 18-të.

Flamengo, kampione e Amerikës së Jugut, nuk mundi të reagonte dot shpejt. Mos vallë futbolli po luhet njësoj kudo, dhe nuk ka më diferenca? Pas pushimit, historia ishte ndryshe dhe fituesit e Kupës Libertadores ia arritëm qëllimit. De Arraskaeta barazoi më të nisur pjesa e dytë, por avantazhi vonoi. Vetëm 12 minuta para fundit, brazilianët realizuan të dytin me autor Bruno Henriken.

Suksesi u vulos me autogolin e Al Bulaihit, ndërsa Flamengo do të synojë të fitojë titullin e dytë botëror pas atij të vitit 1981, dhe të parin për një klub të Brazilit apo të Amerikës së Jugut që nga 2012-ta, kur triumfoi për herë të fundit Korinthiansi. Kupa e Botës për klubet është dominuar nga europianët që e kanë fituar 11 herë ndaj 4 të amerikanojugorëve, ndërsa Kupa e mëparshme Interkontinentale ishte më e ekuilibruar, me 21 fitore të Europës ndaj 22 të latinëve.

Sfidanti.al