A mund të luhet me 5 sulmues? Pirlo do ta provojë tek Juvja

Me Enrikon Kiezën që i është bashkuar grupit, kampionët e Italisë kanë diçka më shumë se të tjerët, sidomos në fazën ofensive. “La Gazeta delo Sport” shkruan se trajneri Pirlo i ka mundësitë, të paktën me një skemë të caktuar, që të luajë me 5 lojtarë në sulm, edhe pse jo që të gjithë në repartin e përparuar. Pra, me 3 sulmues tipikë si Dibala, Kulushevski e Ronaldo, por edhe me Kiezën në një krah dhe Kuadradon në krahun tjetër. Sipas të përditshmet  milaneze, asnjë skuadër në Itali nuk ka një potencial të tillë sulmues, edhe pse Interi është gjithashtu shumë i përforcuar.

Sfidanti.al