A mund të besohet një shkëmbim Pogba-Kristiano Ronaldo?!

Ku fillon e vërteta dhe ku spekullimi? Ku nis interesi i vërtetë i klubeve, e ku kalohet tek përfitimi i synuar nga agjentët dhe vetë yjet e futbollit? Lajmi i fundit mediatik është që Mançester Junajtidi e Juventusi po mendojnë një shkëmbim mes Pol Pogbasë e Kristiano Ronaldos! Diçka që nuk mund të quhet “film fantastikoshkencor”, por habit fakti që kampionët e Italisë shqetësohen që kanë varësi nga një lojtar 35-vjeçar! Kristiano fiton mbi 30 milionë euro në sezon, vërtet një rrogë e lartë për një kohë pandemie, veçse shembulli i tij duket se po ndihmon Moratën, Kiezën apo Kulushevskin, ndonëse po pengon Dibalën. Sa për Pogbanë, dihet se dëshiron largimin nga “Old Trafordi” dhe Juventusi jepet si destinacion. “Zonja e Vjetër” do të fitonte një lojtar më të ri në moshë dhe që ka treguar se luan mirë me fanelën bardhezi, ashtu si Morata. Po ashtu, do të kursente gati gjysmën e parave për rrogën! Të shohim se çdo të ndodhë.

Sfidanti.al