A do të mundte të bënte Alegri tek Interi, atë që nuk bëri Konte?!

Nga Italia kanë një siguri, atë që në klubin milanez po mendojnë për ndryshimin, dhe madje për një ndryshim të madh, atë në stol. Antonio Konte, sipas “La Gazeta delo Sportit” i ka kaluar limitet, që toleron presidenti Suning, dhe tek Interi kanë gati planin B, Masimiliano Alegrin. Ish-trajneri i Juventusit (sërish një i tillë?!) duhet të zëvendësojë Konten, që këto ditë ka sulmuar dy herë klubin, e që mund ta bëjë prapë me nervat që ka në këtë fund kampionati. Gjithsesi, plani B i Suningut ka dy të panjohura, së pari a do të ishte gati Alegri për të ardhur tek Interi, pasi për të thuhet se do të shkojë në Angli apo tek Paris SG? Së dyti, nëse Alegri vjen, a do të mund ta shpallë Interin kampion, diçka që nuk e arriti dot Konte në sezonin e tij të parë? Do të ishte punë e vështirë.

Sfidanti.al