A besohet? Ndeshja e Junajtidit në Champions, vonesë prej .. trafikut!

Mund të gjenden shumë arsye për vonesa, çështje sigurie, probleme me tifozët apo me sistemet e ndryshme në stadium, por që një ndeshje e Championsit të vonohet për shkak të trafikut, kjo nuk ishte menduar. Në të vërtetë, nuk qenka hera e parë për Mançester Junajtidin, por nuk i kishte ndodhur në Europë.

Autobusit të skuadrës angleze iu deshën 75 minuta për të bërë më pak se 5 kilometra nga “Hotel Louri”, që është qendra e grumbullimit, deri në “Old Traford”. Kjo bëri që sfida ndaj Valencias të niste me 20 minuta vonesë, veçse futbollistët vendas nuk patën kohë për të bërë nxemjen e duhur, gjë që u duk edhe në fushën e lojës. Diçka krejt e pazakonshme dhe tepër banale në një garë ku janë në lojë dhjetëra milionë euro.

Sfidanti.al