55-52, Ronaldo rrit epërsinë ndaj Mesit në goditjet e dënimit!

U desh të priste 2 vjet, të gabonte 43 herë, por më në fund të shënonte. Kristiano Ronaldo realizoi golin e parë me goditje dënimi tek Juventusi, dhe të 55-in në karrierë në këtë mënyrë, duke thelluar sado pak epërsinë në garën e madhe me Lionel Mesin. Argjentinasi i Barcelonës ka 52 rrjeta të tilla. Çlirimi ishte i madh dhe shpërthimi vërtet i jashtëzakonshëm nga ana e Kristianos pasi shënoi në portën e Torinos, në derbin e fituar 4-1 në Serinë A. Natyrisht, gara me Mesin mbetet e vështirë, pasi kapiteni i Barçës ishte afruar shumë. Një krahasim: Ronaldo kishte 17 gola me ence më shumë sesa Mesi, kur të dy patën moshën 27-vjeçare. Sot janë shumë më pranë, por portugezi po luan në një skuadër të lumtur që po shkon drejt titullit kampion, ndërsa Leo po luan tek Barcelona e çoroditur.

Sfidanti.al