Zvicra, futbollistët dhe Petkovic heqin dorë nga 1 milionë Franga

Futbollistët e përfaqësueses zvicerane dhe trajneri I tyre, Vladimir Petkovic refuzuan të marrin mbi 1 milionë Franga Zvicerane secili si pagesë të vitit 2020 të akorduar nga ana e Federatës Zvicerane të Futbollit. Kombëtarja helvete këtë verë do të duhej të konkurronte në Evropianin që ishte parashikuar të mbahej këtë vit dhe që u shty për në 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit. Përpara kompeticionit më të rëndësishëm continental në rang përfaqësuesuesh, Zvicra gjatë marsi do të luante dy ndeshje miqësore në Katar, edhe këto të shtyra për të njëjtën arsye

Ndërprerja e aktiviteteve I kushtoi 2 milionë Dollatë Federatës Zvicerane të Futbollit. Presidenti I këtij institucioni, Dominique Blanc që 3 javë më parë rezultoi pozitiv me coronavirus, pohoi se ky gjest i futbollistëve është I mrekullueshëm. Ndërsa kapiteni Lichsteiner deklaroi se ai dhe shokët e tij të Kombëtares helvete donin të jepnin shembullin e të shfaqnin solidaritetin e tyre.

Sfidanti.al