Zidane u tregua ..Zidan : Iku menjëherë mbas Ronaldos!

Reali i Madridit nuk ka asnjë shans që të shkruajë ndonjë faqe të re në historinë e e Ligës së Kampioneve, pra që ta fitojë për herë të katërt radhazi “veshgjatin” e Ligës së Kampioneve (LK), pas ai u eliminua turpërisht 1-4 nga Ajaksi i Amsterdamit në “Santiago Bernabe” që në 1/8-tën e finaleve të LK-së dhe kjo ndodhi një vit mbas largimit të Zinedin Zidanes e Kristiano Ronaldos.
Tifozët e Realit tani po kërkojnë dorëheqjen e Santiago Solarit dhe të Florentino Perezit, ndërkohë që një koment mjaft interesant bëri legjenda holandeze e futbollit, Rud Gulit:
“Zidane u tregua i zgjuar. Ai e dinte se çfarë e priste Realin mbas largimit të Ronaldos dhe prandaj iku. Ajo ishte një lëvizje e zgjuar, sepse ai që atëkohë e kuptoj se pa Ronaldon nuk ka më titull të ri në Ligën e Kampioneve. Po të mos ta keni atë, ju nuk do të keni as 50 gola në sezon”.
Reali tanimë nuk konkurron dot më për titull jo vetëm në LK, por edhe në Kupën e Mbretit dhe kampionatin spanjoll.
Sfidati.al